Vetura që është gati t’ia kalojë shpejtësisë së vendosur nga ‘Bugatti’

13:30 | 9 Shtator 2019

Modeli Jesko, pretendohet se mund të ecë me shpejtësi përreth 490 kilometra në orë.

Të gjithë kanë mbetur “gojëhapur” gjatë javës së kaluar, kur Bugatti Chiron arriti shpejtësinë prej 490 kilometrave në orë, transmeton lajmi.net.

Një rekord të tillë shpejtësie është gati ta tejkalojë Koenigsegg, që përshëndetën të arriturat e Bugattit dhe treguan se do t’i nënshtrohen të njëjtës garë.

Sikur pista të mos ishte aq e siguritë dhe lëvizja të bëhej diku më hapur, Bugatti pretendon se Chiron do arriste edhe 25 kilometra më shumë shpejtësi. /Lajmi.net/