Vetura ka goditur një këmbësor në Prishtinë
Një veturë ka goditur një këmbësorë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, sot rreth orës 08:00 të mëngjesit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai ka thënë se nga ky aksident është lënduar këmbësori i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. “Sot rreth orës 08:00…

Lajme
Një veturë ka goditur një këmbësorë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai ka thënë se nga ky aksident është lënduar këmbësori i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/