Vetura goditi për vdekje biciklistin në Prizren: Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 17:50 në Prizren, një person ka vdekur për shkak se derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit. “Me vendim të prokurorit trupi…

Lajme

07/07/2024 08:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 17:50 në Prizren, një person ka vdekur për shkak se derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/