Vetura godet për vdekje një këmbësor në Zllapek të Pejës, shoferi arratiset
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Zllapek të Pejës. Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi. Ai ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje ndërsa vozitësi i veturës ëshë…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Zllapek të Pejës.
Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje ndërsa vozitësi i veturës ëshë arratisur ndërsa vetura ndodhet aty.
“Rreth orës 11:00 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Zllapek. Një veturë ka goditur një këmbësor dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Vozitësi i veturës është arratisur ndërsa vetura ndodhet aty”, tha Gashi. /Lajmi.net/