Vetura godet për vdekje një 21 vjeçare në Prishtinë

Një veturë e tipit Opel Vectra ka goditur për vdekje një femër 21 vjeçe, sot në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

 

Lajme

13/05/2014 17:51

Policia njofton se drejtuesi i veturës, duke ikur nga vendi i ngjarjes, pak kohë më pas ka shkaktuar edhe një aksident tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore edhe dy personave tjerë, e edhe vetës së tij. 

“Sot në ora 11:27, ne  rrugën ,,Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’ rast një veture e tipit Opel Vectra, te cilën e ngiste i dyshuari, B.H. 37 vjeç, ka goditur një këmbësore, femër A. G. 21 vjeç,  dhe nuk është ndalur  ne vendin e ngjarjes”. 

“I njëjti në ikje e sipër ka shkaktuar përsëri aksident trafiku tek ish tregu i veturave ku ka goditur dy vetura një të tipit VW Passat dhe një veturë të tipit Mercedes, që të dyja veturat me targa të Republikës së Kosovës”. 

Policia bënë të ditur se personi i dyshuar pas tretmanit mjekësor është dërguar në qendrën e ndalimit. 

“Në aksidentet e shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, përfshirë këtu edhe personin e dyshuar, që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore dhe pas lirimit nga mjeku,  viktimat janë liruar në shtëpi ndërsa me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë”.