Vetura godet për vdekje këmbësorin në Drenas
Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë-Gllogoc.
Lajme
Një veturë ka goditur një këmbësor ndërsa i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, shkruan lajmi.net.
Mjeku kujdestar në Drenas ka konfirmuar se personi i aksidentuar ka ndërruar jetë.
Policia po merret me rastin, i cili për lajmi.net është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 01.10.2020 rreth orës 16:40 në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë – Gllogoc, është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Në vendngjarje menjëherë kanë dalur njësitë policore, ndërsa person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme.”, tha Rexhepi. /Lajmi.net/