Vetura godet për vdekje biçiklistin në Podujevë
Një qytetar nga Podujeva i cili ishte duke drejtuar biçikletën e tij, është goditur për vdekje nga një veturë, vozitësi i së cilës është arrestuar nga policia.

Lajme
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten pas dite.
Në vend-ngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia. Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në Podujevë.