Vetura godet këmbësorin në Mitrovicë të Jugut, i lënduari dërgohet për trajtim

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar sonte në Mitrovicën e Jugut, ku një automjet ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për lajmi.net se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar…

Lajme

05/02/2026 20:15

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar sonte në Mitrovicën e Jugut, ku një automjet ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për lajmi.net se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Sonte rreth orës 18:25, në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Zahiti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon procedurat hetimore, ndërsa priten informacione shtesë lidhur me gjendjen shëndetësore të këmbësorit të lënduar./lajmi.net/