Vetura godet dy këmbësorë në Pejë, dërgohen në spital për trajtim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite rreth orës 18:40 në rrugën “Mbretresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ”…

Lajme

14/02/2026 20:21

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite rreth orës 18:40 në rrugën “Mbretresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ” Mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, ka thënë Rugova.

Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./lajmi.net/