Vetura elektrike “Tesla” vjen në Prishtinë (Video)

Vetura kroate “Tesla”, e cila punon me energji elektrike, tani do të jetë prezente edhe në tregun e Kosovës. 

Lajme

22/09/2014 17:34

Kjo veturë e cila sot është prezantuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ofron modele të ndryshme.

Modeli i pajisur me beteri 40KWh mund të kalojë deri në 257 kilometra me një shpejtësi deri në 88 km në orë.

Prodhuesi ofron garanci tetëvjeçar për motorin, pavarësisht nga kilometrat e kaluar.

Çmimi i kësaj veture është goxha i lartë. Ajo kushton 70 mijë euro, pa e llogaritur TVSH-në. (lajmi.net)