Vetura e vjedhur nga Gjermania gjendet në Malishevë- policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një in formacion nga stacioni policor në Mitrovicë të Veriut në lidhej me një mjet transportues, i cili duke bartur një veturë me targa gjermane, për të cilën dyshohej se ishte vjedhur në territorin e Gjermanisë, e që ishte duke u drejtuar në drejtim të Malishevës. “Menjëherë…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një in formacion nga stacioni policor në Mitrovicë të Veriut në lidhej me një mjet transportues, i cili duke bartur një veturë me targa gjermane, për të cilën dyshohej se ishte vjedhur në territorin e Gjermanisë, e që ishte duke u drejtuar në drejtim të Malishevës.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë kompetente të policisë janë njoftuar dhe janë angazhuar në terren për të hetuar rastin. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është pranuar një informatë shtesë se vetura e dyshuar ishte duke u dërguar në fshatin Senik të Malishevës. Në këtë lokacion, njësitë policore kanë arritur të ndalojnë automjetin transportues së bashku me veturën e ngarkuar. Të dy mjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Malishevë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin për media.
Lidhur me këtë rast, në këtë fazë të hetimeve, në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.Ky reagim i shpejtë dhe profesional është dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës në luftimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”./Lajmi.net/