Vetura e shtrenjtë AC Frua Coupe e vitit 1968

Veturat e moshuara kanë qenë prioritet i shumë markave për ti ri-freskuar ato. Kjo veturë e vitit 1968, AC Frua, mban me vete një trup italian, një dizajn të brendshëm britanez dhe një motor amerikan V8.

Auto & Tek

24/05/2014 23:55

Vetëm 81 vetura të këtij lloji ishin ndërtuar, 49 prej tyre ishin më të shpejta ku firma për blerje të veturave Hyman Ltd. është duke provuar ta blejë këtë veturë për $269,500.

Fuqia në këtë veturë vjen nga motori Ford FE 7.0 litërsh V8, të mundësuar me 3 shpejtësi automatike.

Pas krijimit, kjo veturë u dërgua në dyqanin e Frua-së në Itali para se të shkonte në Angli për t\’i shtuar disa veçori në fuqi të motorit.

Performanca ishte e mirë në shitjen e veturave ku kishte Ferrari, Lamborghini dhe Maserati, por Frua ishte më e shtrenjëta në çmim.

Sidoçoftë, blerësit do të duhet të paguajnë një shumë të madhe nëse dëshirojnë ta dërgojnë këtë veturë në shtëpi.