Vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës sekuestrohet në Prishtinë, vlera rreth 20 mijë euro

Një veturë që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës është lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vetura është lokalizuar më 9 nëntor 2026, në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të raportuar si “Mashtrim / Vetura e kërkuar nga Interpol-i”.…

Lajme

10/11/2026 09:25

Një veturë që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës është lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vetura është lokalizuar më 9 nëntor 2026, në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të raportuar si “Mashtrim / Vetura e kërkuar nga Interpol-i”.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

“Është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Spanjë”, thuhet në raportin policor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa autoritetet po merren me procedurat e mëtejme ligjore. /Lajmi.net/