Vetura e harruar që Kennedy i dhuroi Titos para se të vritej (Foto/Video)

Vetura ‘Chrysler’ të cilën John F. Kennedy i dhuroi Titos gjatë një vizite në Beograd, vetëm disa muaj para se të vritej në Dallas, e që u bë e rrallë shkaku i fatit tragjik të ish presidentit amerikan, tani është lënë e harruar.  

Lajme

11/11/2014 23:43

Vetura luksoze “Chrysler “, e viteve gjashtëdhjetë, të cilën ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John F. Kennedy i dha homologut jugosllav Josip Broz Tito, tani kalbet në një livadh në Shtërpcë të Bosnjës.

Me këtë veturë gjatë vizitës në Beograd të Kennedy-t shëtitën të dy presidentët dhe gratë e tyre.

Limuzina e prodhuar nga “General Motors” në Detroit, me një motor special të “Mercedes” ndodhet në një djerrinë të familjes Momcilo Çaviq.

“Chrysleri” po qëndron aty prej vitesh, pasi pronari nuk përgjigjet, sepse jeton jashtë vendit, përcjellë lajmi.net, një shkrim të mediave serbe. 

Automjeti u ble nga familja Çaviq shumë kohë më parë në një ankand publik  të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Beograd.

Kjo veturë e cila me një ndërhyrje të vogël mund të vihej në funksion, ka një vlerë të madhe, duke pasur parasysh faktin se njerëz të pasur koleksionojnë vetura të veçanta. (lajmi.net)