Vettel për daljen e rrezikshme para Hamilton: S’mund të zhdukem

Sebastian Vettel ka komentuar daljen e tij të rrezikshme nga ‘pit’, në garën e Holandës. Vettel mund të shkaktonte një aksident me Lewis Hamilton, pasi nuk doli në mënyrën më korrekte të mundshme nga zona e ‘Pit’. Duke komentuar këtë situatë, Vettel ka thënë se bëri atë që kishte mundësi të bënte dhe se nuk…

Sport

06/09/2022 12:01

Sebastian Vettel ka komentuar daljen e tij të rrezikshme nga ‘pit’, në garën e Holandës.

Vettel mund të shkaktonte një aksident me Lewis Hamilton, pasi nuk doli në mënyrën më korrekte të mundshme nga zona e ‘Pit’.

Duke komentuar këtë situatë, Vettel ka thënë se bëri atë që kishte mundësi të bënte dhe se nuk mund të zhduket nga pista.

“Është e qartë që nuk mund të zhdukem. Kam mendim tjetër, por nuk ka rëndësi”, ka thënë Vettel, transmeton lajmi.net.

FIA vendosi t’i jepte gjermanit një penallti prej pesë sekondave dhe ai përfundoi në pozitën e 14 në garën e Holandës.

Ky do të jetë sezoni i fundit i Sebastian Vettel në Formula 1, pasi piloti gjerman ka njoftuar më herët pensionimin në fund të vitit. /Lajmi.net/