Vetitë shëruese të mollës

Kanë thënë të moçmit: “Një mollë në ditë , mban mjekun larg”. Sa e vërtetë mund të jetë kjo shprehje sipas jush?

Lifestyle

17/08/2014 19:48

Sipas një zbulimi që kanë bërë shkencëtarët gjatë një eksperimenti së fundmi është mësuar se  lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.

Pra me fjalë të tjera molla jo vetëm që përmirëson ndjeshëm kujtesën por është edhe një përbërës mjaft i mirë përsa i përket edhe organizmit.

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë.

Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut.