Vetitë shëruese të bananes

Bananja është një ndër frutat tropikalë që ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e organizmit të njeriut. Ajo është e poasur me lëndë të ndryshme si sukrozë, fruktozë, glukozë dhe fibra, duke pasur një ndikim të madh në përforcimin e energjisë.

Lifestyle

17/10/2015 12:12

Një studim zbuloi se dy banane mund t’ju furnizojnë me energji të mjaftueshme për të përballuar një stërvitje 90-minutëshe. Kjo është arsyeja pse banania është fruti i preferuar i sportistëve.

Disa nga vetitë kuruese të bananes janë;
Kuron ulcerat
Bananet janë përdorur si mjete natyrore për të kuruar sëmundjet e zorrëve, zvogëlojnë irritimin dhe mbi-aciditetin e zorrëve.

Kuron aneminë
Për shkak të niveleve të larta të hekurit, konsumimi i rregullt i bananes mund t’ju ndihmojë të luftoni aneminë. Hekuri stimulon prodhimin e qelizave të kuqe tëgjakut dhe për këtë arsye rrit nivelin e hemoglobinës në gjak.

Rregullojnë presionin e gjakut
Banania është e pasur me kalium dhe e ulët në natriumi, që e bën atë të përsosur për rregullimin e presionit të gjakut.