Vetëvritet një 25 vjeçar, në Prishtinë

Një mashkull i moshës rreth 25 vjeç, i ka dhënë fund jetës së tij, pasi  të mërkurën rreth orës 10:00, është hedhur nga ballkoni i një ndërtese në lagjen e Mati 1 në Prishtinë. 

Lajme

11/06/2014 12:35

Siç raporton Gazeta Jeta në Kosovë, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e trajton këtë rast si \”vdekje e dyshimtë\”,

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti i ka thënë Gazetës Jeta në Kosovë se sapo ka marrë informacionin, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar më shumë rreth këtij rasti.

Ajo nuk ka mundur të flasë për shkaqet e kësaj ngjarjeje, duke thënë se “Policia e ka hapur rastin si vdekje e dyshimtë dhe është duke i hetuar shkaqet e këtij rasti”.