Vetëvrasja e zyrtarit policor në banesën e tij në Prishtinë – Çka dihet deri me tash?

Gjatë ditës së sotme qyteti i Prishtinës u tronditë nga një vetëvrasje, ku dyshohet se zyrtari policor, Alban Tolaj i dha fund jetës. Tolaj dyshohet se u vetëvra në banesën e tij rreth orës 14:00 në banesën e tij në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Lajmi.net mësoi nga burimet e veta se në momentin kur…

Lajme

04/04/2025 18:19

Gjatë ditës së sotme qyteti i Prishtinës u tronditë nga një vetëvrasje, ku dyshohet se zyrtari policor, Alban Tolaj i dha fund jetës.

Tolaj dyshohet se u vetëvra në banesën e tij rreth orës 14:00 në banesën e tij në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para që ka pranuar redaksia jonë, thuhet se zyrtari policor tashmë i ndjerë dyshohet se kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore dhe një operim në zemër.

Rastin për lajmi.net e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku thanë se ka elemente që çojnë të një vetëvrasje por që hetimet janë duke vazhduar.

 

Ndërkaq, Policia bashkë me Forenzikën e kanë larguar trupin e pajetë të zyrtarit policor nga banesa e tij dhe po merren me rrethanat e rastit.

Ende nuk dihet për rrethanat e sakta të kësaj ngjarje, ndërkaq policia po vazhdon hetimet e thella për rastin./Lajmi.net/