Vetëvendosjes thotë se Donika Kadaj u arrestua për shkak të demarkacionit

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si provokim arrestimin e deputetes së kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi.

Lajme

03/03/2017 13:49

Në njoftimin e kësaj partie për arrestimin e deputetes thuhet se ky arrestim në kohën kur po paralajmërohet riprocedimi i demarkacionit në Kuvend është provokim për situatën.

“Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”, thuhet në reagimin e VV-së, përcjell lajmi.net.

Kjo parti ka bërë thirrje që të ndalohet përndjekja e aktivistëve të saj, si dhe ka vlerësuar që marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të dërgohet në Kuvend. /Lajmi.net/