Vetëvendosjes iu bashkua Ruzhdi Jashari

Sot, Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua profesori Ruzhdi Jashari i cili u prit nga kandidati i nominuar për kryeministër, Albin Kurti dhe sekretari Ismajl Kurteshi. “Z. Jashari ka qenë aktivist e veprimtar që prej kohës së para luftës e po ashtu ka mbajtur pozicione profesionale, përpos punës si profesor i sociologjisë edhe atë të mbikëqyrësit në…

Lajme

18/08/2017 22:37

Sot, Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua profesori Ruzhdi Jashari i cili u prit nga kandidati i nominuar për kryeministër, Albin Kurti dhe sekretari Ismajl Kurteshi.

“Z. Jashari ka qenë aktivist e veprimtar që prej kohës së para luftës e po ashtu ka mbajtur pozicione profesionale, përpos punës si profesor i sociologjisë edhe atë të mbikëqyrësit në Agjencinë Shtetërorë të të dhënave personale dhe privatësisë. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE! kontributi dhe angazhimi i z. Jashari do të jetë vlerë e shtuar dhe i hap rrugë forcimit e fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime, ku ai do të jetë aktiv. Përkrahja dhe anëtarësimet e reja janë bërë pjesë e përditshmërisë së Lëvizjes këto ditë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.