Vetëvendosje zgjedh kryesinë e re

Lëvizja Vetëvendosje sot ka zgjedhur kryetarin e saj të ri dhe ka bërë ndryshime në statutin partiak, kurse Ilir Deda i ka bërë të njohur edhe emrat e krysesisë së re të LVV-së.

Lajme

01/03/2015 15:41

Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes në kryesinë e re janë zgjedhur këta individë:

Nënkryetar i parë është zgjedhur Driton Çakushi, kurse Fatmire Mulahaxha-Kollçaku është zgjedhur nënkryetare e LVV-së.

Ndërkaq, anëtarë të kryesisë janë zgjedhur: Belgzim Kamberi, Artan Abrashi, Ylli Hoxha, Marigone Drevinja, Zgjim Hyseni, Elvis Hoxha dhe Sali Zyba.

Ndërkaq, Sekretar Organizativ është zgjedhur sërish Dardan Molliqaj, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë është zgjedhur Boiken Abazi dhe koordinatore e Komiteteve është zgjedhur Dejona Mihali.

Glaku Konjufca është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ndërkaq, Hydajet Hyseni-Kaloshi është zgjedhur Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm. (lajmi.net)