Vetëvendosje: Të dhënat e përgjimeve të shkatërrohen më herët

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda ka deklaruar se projektligji për përgjimet e telekomunikimeve parasysh standardet më të larta evropiane sa i përket mbrojtjes së të drejtave të të dhënave të qytetarëve dhe gazetarëve.

Lajme

18/05/2015 11:54

Ai tha se ky ligj është më cilësor se sa atë që e kemi pasur në janar.

Deda shtoi se ky ligj i merr parasysh standardet më të larta evropiane sa i përket mbrojtjes së të drejtave të të dhënave qytetarëve dhe gazetarëve, por gjithashtu është caktuar personi zyrtar që jep leje për përgjime që është prokurori.

Ai tha se vërejtja e Vetëvendosjes është sa i përket ruajtjes së të dhënave pas procedurave, që është paraparë 12 muaj, të shkatërrohen më herët. Deda tha se Vetëvendosje do ta votojë këtë projektligj.

Po ashtu, ky projektligj është përkrahur edhe nga PDK, LDK, AAK, Nisma.