Vetëvendosje s’ka vota as për komision për votim të fshehtë- dështon seanca e 12 për konstituim të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të dymbëdhjetën herë me radhë për të tentuar arritjen e  konstituimit të parlamentit. Në këtë seancë të Kuvendit, të pranishëm ishin 113 deputetë. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari njoftoi se pasi numri i deputetëve të pranishëm është 113 dhe pas disa seancave ku nuk…

Lajme

07/05/2025 10:37

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të dymbëdhjetën herë me radhë për të tentuar arritjen e  konstituimit të parlamentit.

Në këtë seancë të Kuvendit, të pranishëm ishin 113 deputetë.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari njoftoi se pasi numri i deputetëve të pranishëm është 113 dhe pas disa seancave ku nuk është arritur të bëhet konstituimi i kuvendit pasi PDK,LDK,AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar anëtarë për komisionin për votim të fshehtë.

“Ju ftoj që sot t’i propozoni kandidatët”, tha Dehari, transmeton lajmi.net.

Por edhe sot nga partitë si PDK,LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk pranuan të propozonin anëtarë për një komision që më pas mundëson votimin e fshehtë për kryekuvendar.

Pas kësaj, Dehari njoftoi se 56 deputetë kanë votuar për, një kundër dhe asnjë abstenim dhe kësisoj dështon edhe sot mundësia për t’u zhbllokuar kjo situatë.

Pas kësaj seanca është mbyllur sërish për të vazhduar më 9 maj në ora 10:00./Lajmi.net/