Vetëvendosje prezanton “listën” e veprimeve që përbëjnë akt terrorist, ironizon me policinë

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë realizuar sot një  aksion simbolik gjatë së cilit kanë shpërndarë njoftime me logo të  Policisë të cilat i thërrasin qytetarët të bëjnë kujdes.

Lajme

10/10/2016 15:47

“Drejtor i kësaj  policie e cila është e specializuar në montime të rasteve, de facto  është Elmi Reçica dhe de jure është Shpend Maxhuni”, thotë Lëvizja Vetëvendosje.

“Gjashtë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej 42 ditësh po mbahen  padrejtësisht në burgje e arreste shtëpiake pa prova e pa argumente nën  akuzën për terrorizëm. Të vetmet prova që Policia ka, janë disa  fotografi të këtyre aktivistëve derisa ishin duke blerë kifle, duke pirë  kafe duke udhëtuar me taksi ose ngjashëm”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar medieve.

Pas kësaj, qytetarët e Kosovës  nuk mund t’i besojnë Policisë së Kosovës. Përkundrazi, me një qasje të  tillë policore, cilido qytetar mund të përfundojë i akuzuar për  terrorizëm vetëm pse i bën punët e përditshmërisë së tij.

Qytetarët duhet ta dinë se cilat janë aktivitet që mund të cilësohen si  akte terroriste:

  1. Blerja e telefonit te tregtarët ilegalë në shesh
  1. Blerja e kifleve dhe shkuarja në Fast Food
  1. Udhëtimi me taxi në qytet
  1. Nxjerrja e të hollave në bankomat
  1. Pirja e kafes nëpër kafenetë e qytetit
  1. Blerja e motoçiklestës apo posedimi i saj nga ndonjë familjar i juaji
  1. Kritika ndaj RTK-së dhe mos përcjellja e kanali televiziv

Gjashtë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po mbahen në burgje të dyshuar për këto veprime.