Vetëvendosje preferon vjeshtën për zgjedhje, por Muja thotë Qeveria s’është si të kaluarat t’i rrisin pagat në prag të zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje preferon që zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Në partinë në pushtet thonë se opozita s’mundet më t’i shtyjë pambarimisht zgjedhjet, andaj në takimin e presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike duhet të caktohet data e zgjedhjeve mes vjeshtës dhe fillimit të vitit të ardhshëm. Deputeti…

Lajme

31/07/2024 14:08

Lëvizja Vetëvendosje preferon që zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Në partinë në pushtet thonë se opozita s’mundet më t’i shtyjë pambarimisht zgjedhjet, andaj në takimin e presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike duhet të caktohet data e zgjedhjeve mes vjeshtës dhe fillimit të vitit të ardhshëm.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja  flet edhe dialogun Kosovë-Serbi e mundësinë për rritjen e pagave në sektorin publik.

“Opozita nuk mundet t’i shtyjë zgjedhjet pambarimisht, ato duhet të mbahen në afatin e rregullt. Çdo herë kur ka dakordim, gjashtë muaj para afatit të zgjedhjeve të rregullta, presidentja e vendit me dakordim të gjithë subjekteve politike mund të caktojë një datë të zgjedhjeve. Mund të jetë kushtimisht nga vjeshta e vonshme deri në mes të shkurtit. Ky është afati që duhet të organizohen zgjedhjet, por i takon presidentes që të gjejë këtë konsensus”, thekson Muja.

Ai duke folur për dialogun, thotë se Bashkimi Evropian duhet të marrë shumë seriozisht refuzimin e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, që sipas tij u dëshmua edhe me deklarimin e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq.

Duke folur për presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit, ai thekson se Kosova do t’i zbatojë obligimet e veta, por gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e vendit si dhe kur ka një plan objektiv të sekuencimit të marrëveshjes.

Ai thotë se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak duhet të sjell një plan objektiv të sekuencimit të marrëveshjes.

Sa i përket kërkesës të Komisionerit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, që të dërgohet draft-statuti i Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, Muja, thotë se Kosova parimisht duhet të jetë e gatshme për të zbatuar pjesën e saj të obligimeve në dialog, mirëpo kjo duhet bëhet vetëm në kuadër të zbatimit në tërësi të marrëveshjes edhe nga ana e Serbisë.

Deputeti i LVV-së flet edhe për mundësitë e rritjes së pagave në sektorin publik para zgjedhjeve të reja parlamentare.

Muja thotë se në bazë të Ligjit për menaxhimit të financave publike rritja e pagave mund të bëhet krahas rritjes ekonomike.

Mirëpo sipas tij, qeveria aktuale se ka mendësinë si ish-qeveritë e kaluara që të rritë pagat në prag të zgjedhjeve.