Vetëvendosje: Policia kidnapoi aktivistin Trim Gashi
Policia e Kosovës ka arrestuar një aktivistë të Vetëvendosjes, i cili sipas njoftim të VV-së, në momentin e arrestimit ka qenë duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme
Vetëvendosjes në njoftimin e saj këtë veprim e kaq quajtur kidnapim, pasi sipas tyre policët civilë të Policisë së Kosovës, nuk kanë treguar pse kanë marr aktivistin Trim Gashi, dhe as qe e dinë se ku ndodhet.
“Sot, rreth orës 13:00, policët civilë të Policisë së Kosovës kidnapuan aktivistin Trim Gashi derisa ishte duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi”
“Policët nuk i treguan as ku po e qonin dhe as për çka po e merrnin, thjesht e kapën dhe e futën në makinë. Ne ende nuk e dimë se ku e kanë dërguar”.
“Isa Mustafa, besnikërisht po zbaton metodat që dikur sistemi i Jugosllavisë zbatonte ndaj të rinjëve dhe të rejave që kërkonin Republikë dhe pavarësi. Isa Mustafa do që ta kthejë atë sistem ku dhuna policore e siguron pushtetin dhe e mbron nga pakënaqësia qytetare. Por, Isa Mustafa nuk do ta arrijë këtë synim. Pakënaqësia ndaj tij po rritet. Dhuna policore po bëhet e patolerueshme”, thuhet në njoftimin e VV-së