Vetëvendosje njëzëri e konfirmon se Albulena Haxhiu mbetet propozimi i vetëm për kryekuvendare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës. Derisa deputetët po mblidhen në kuadër të takimeve me partitë e tyre politike brenda Kuvendit, tashmë është konfirmuar se Vetëvendosje do të propozojë sërish kandidaten e njëjtë- Albulena Haxhiun. Kjo është konfirmuar nga shumë prej deputetëve të Vetëvendosjes të…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.
Derisa deputetët po mblidhen në kuadër të takimeve me partitë e tyre politike brenda Kuvendit, tashmë është konfirmuar se Vetëvendosje do të propozojë sërish kandidaten e njëjtë- Albulena Haxhiun.
Kjo është konfirmuar nga shumë prej deputetëve të Vetëvendosjes të cilët kanë hyrë brenda Kuvendit.
Faton Peci, Artan Abrashi, Arbër Rexhaj e shumë të tjerë veçse kanë konfirmuar se Vetëvendosje do të propozojë sërish emrin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare.
Kësisoj pasi dy herë dështoi të zgjidhet si kryeparlamentare me vetëm 57 vota, mbetet të shihet nëse ish deputetja, më pas ministrja e Drejtësisë e tani sërish deputete e betuar Albulena Haxhiu do t’i sigurojë votat e mjaftueshme./Lajmi.net/