Vetëvendosje: Nën qeverisjen tonë, Kosova ka arritur normat më të ulëta të ryshfetit në rajon

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, së fundi ka publikuar një raport të Southeast European Leadership Development of Integrity (SELDI) te vitit 2023. Rezultatet e suksesshme të këtij raporti, sipas LVV-së, janë si pasojë e qeverisjes së mirë të tyre. Në këtë raport Kosova rezulton me normat më të ulëta të ryshfetit në rajon. “Në raportin…

Lajme

04/10/2024 14:43

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, së fundi ka publikuar një raport të Southeast European Leadership Development of Integrity (SELDI) te vitit 2023.

Rezultatet e suksesshme të këtij raporti, sipas LVV-së, janë si pasojë e qeverisjes së mirë të tyre.

Në këtë raport Kosova rezulton me normat më të ulëta të ryshfetit në rajon.

“Në raportin e fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet se vazhdon një ngecje në reformat e antikorrupsionit. Një ndryshim drastik vërehet te rasti i Kosovës dhe suksesi i reformës së saj antikorrupsion me qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e tyre.

Në tabelën e prezantuar nga SELDI, Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të ryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Mali i Zi dhe Kosova me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind)./Lajmi.net/