Vetëvendosje: Ne e hodhëm gazin lotsjellës në korridoret e Kuvendit dhe te zyra e Veselit
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se deputetet e saj kanë hedhur gaz lotsjellës në korridoret e Kuvendit dhe tek zyra kryeparlamentarit Kadri Veseli, ende pa filluar seanca e paraparë për orën 16:00.

Lajme
VV, ka bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.
“Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli”
“Ky i fundit e blindoi kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë. Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia”.
“Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në komunikatën e VV-së. /lajmi.net