Vetëvendosje: Me “Zajdenicën” Anamorava humb pasuritë natyrore
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka reaguar në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se ky entitet politik e copëton Kosovën.

Lajme
Ky subjekt politik ka bërë ndërlidhje në mes të dëmeve që i ka shkaktuar decentralizimi për rajonin e Anamoravës dhe ato dëme që priten me themelimin e asociacionit apo “zajednicës” si e quajnë ata.
“Gjilani nga 515 km2 sa i kishte, i humbi 123 km2. Komuna e Artanës u trefishua, vetëm e vetëm që shqiptarët të mbesin pakicë, ashtu që të mund të quhet komunë me shumicë serbe. U copëtuan Gjilani, Dardana e Vitia, për t’u krijuar Parteshi, Ranillugu, Kllokoti dhe Artana e zgjeruar. Në vitin 2009, qytetarët e rajonit të Anamoravës grumbulluan mbi 30.000 nënshkrime në peticionin kundër decentralizimit, peticion ky që nuk u mor parasysh as nga institucionet qendrore e as nga ato lokale.” thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndër të tjera nga Vetëvendosje e Gjilanit thuhet se me “Zajednicën” po krijohet një shtet brenda shtetit të Kosovës dhe pas decentralizimit etnik me themelimin e “Zajednicës” tentohet të mirret më shumë territor dhe pasuri.