Vetëvendosje ia merr Nismës edhe një kryetar dege

Lëvizja vetëvendosje ka njoftuar se radhëve të saj u është bashkuar edhe një zyrtar nga partia opozitare, Nisma për Kosovën.

Lajme

10/06/2016 18:01

Lëvizja Vetëvendosje deklaron se ai që i është bashkuar atyre, është  ish-kryetari i Nismës në Kamenicë, Rexhep Vranja.

Kjo lëvizje u ka dërguar medieve edhe një fotografi ku ulur në takim shihen kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri së bashku me Rexhep Vranjën.

Kjo nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje deklaron se zyrtarë e aktivistë të Nismës i janë bashkuar asaj edhe në komuna të tjera, pavarësisht se në disa raste këto aderime janë demantuar nga kjo e fundit./lajmi.net