Vetëvendosje homazhe për Balajn e Xheladinin, mungon grupi i Molliqajt

Sot bëhen 11 vjet nga protestat e dhunshme që u mbajtën nga Lëvizja Vetëvendosje për ta kundërshtuar dialogun me Serbinë dhe pakon e Ahistarit.

Lajme

10/02/2018 14:05

Në këto protesta kishin humbur jetën dy aktivistë, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Sot, 11 vjet pas këtyre protestave Lëvizja Vetëvendosje e shndërruar në parti politike kanë bërë homazhe në sheshin “Nëna Terezë” ku u zhvillua ajo demonstratë, raporton lajmi.net

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin kryetari i partisë, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu e Ismajl Kurteshi.

Por duket se ndarja në parti ka bërë që edhe homazhe të bëhen ndaras.

Në sheshin e Prishtinës nuk janë parë grupi i Molliqajt,  të cilët dita-ditës pritet të krijojnë edhe një parti të re.

I vetmi që mori pjesë në këtë organizim ka qenë Visar Ymeri, por i cili nuk ka vendosur kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore.

Më shumë se 10 deputetë të kësaj partie u larguan të pakënaqur me gjendjen në Vetëvendosje.

Mungesa e tyre vërtetohet edhe disa në disa fotografi të realizuara nga lajmi.net, ku në mesin e shumë luleve, nuk ka qenë ndonjë me emrin e grupit të Molliqajt.

Një numër i aktivistëve dhe zyrtarëve të lartë që janë dorëhequr, megjiatë gjatë ditës ishin pjesëmarrës në homazhet që u bënë në varrezat e dy aktivistëve të ndjerë.

Ndryshe, për ta përkujtuar këtë protestë VV-ja do të mbajë edhe një tribunë në Sallën e Kuqe. /Lajmi.net/