Vetëvendosje fiton 50.13% të votave në 2025, më pak vota se në 2021 por që do të qeverisë vetëm

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një fitore të qartë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, duke siguruar mundësinë për të formuar qeverinë e ardhshme pa nevojën e koalicioneve. Sipas rezultateve preliminare, me rreth 90% të kutive të votimit të numëruara, VV ka marrë 400.793 vota, që përbën 50.13% të votave të vlefshme, raporton lajmi.net…

Lajme

28/12/2025 21:39

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një fitore të qartë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, duke siguruar mundësinë për të formuar qeverinë e ardhshme pa nevojën e koalicioneve.

Sipas rezultateve preliminare, me rreth 90% të kutive të votimit të numëruara, VV ka marrë 400.793 vota, që përbën 50.13% të votave të vlefshme, raporton lajmi.net

Ky rezultat tregon një vazhdimësi të mbështetjes së qytetarëve ndaj Vetëvendosjes, edhe pse krahasuar me zgjedhjet e kaluara, shifrat janë të ndryshme:

Në 2019, VV kishte marrë 221.001 vota, duke qenë një nga partitë kryesore, por pa shumicë absolute.

Në 2021, partia shënoi një rritje të jashtëzakonshme, duke marrë 438.335 vota, duke dalë fituese e zgjedhjeve dhe duke formuar qeverinë me shumicë të vetme.

Sot, në 2025, VV vazhdon të mbajë pozicionin e parë, me 400.793 vota dhe mbi 50% të pjesëmarrjes, që i jep mundësinë të formojë qeverinë e vetme sërish.

Ky rezultat tregon një konsolidim të qëndrueshëm të mbështetjes për Vetëvendosjen, edhe pse numri i votave është pak më i ulët se në 2021, për shkak të ndryshimeve në pjesëmarrjen e votuesve./Lajmi.net/