Vetëvendosje e rrëzon Rezolutën për zvogëlimin e TVSH-së në produkte bazë dhe derivate

Ka dështuar të miratohet Rezoluta e LDK-së për rritjen e çmimeve të derivateve dhe të produkteve bazë.

Lajme

30/06/2022 18:04

Rezoluta në fjalë mori 24 vota për dhe 47 kundër, pra u rrëzua pas kundërshtimit të Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

E njëjta, parashihte reduktimin e akcizës dhe normën e TVSH-së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë.

Po ashtu, parashihte edhe zgjerimin e listës së produkteve bazë me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë. /Lajmi.net/