Vetëvendosje, aksion kundër ministrit Stavileci

Vetëvendosje ka organizuar një aksion kundër ministrit Blerand Stavileci. Kjo protestë u organizua, pas deklaratave të tij, tashmë të ditura, lidhur me atë se si duhet planifikuar familja e edukimi financiar në vend.

Lajme

03/03/2015 15:08

Basketbollin e kishte në zemër. Luajti në disa ekipe e udhëhoqi për shumë kohë ekipin e Prishtinës. Por, dikush po e do kthimin e tij në palestrën e sportit.

Me një top të kuq të vendosur mbi një tavolinë para derës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Vetëvendosje po i propozon ministrit të kësaj ministrie, Blerand Stavilecit t’i kthehet “zanatit” të vjetër.

Kështu pasi që, sipas kësaj partie, me postin e ri prej ministri të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci ia ka huqur.

“Më mirë le të shkojë të luajë me top, mbase ndonjëherë e qëllon koshin, sepse në politikë ja ka huqur”, tha anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Zgjim Hyseni, të martën, në aksionin ku morën pjesë dhjetëra anëtarë nga kjo parti.

Sipas tij, Stavileci po e bën përgjegjës për gjendjen e rëndë socio-ekonomike të qytetarëve, prindërit që i kanë lindur këta, në vend se ta fajësonte udhëheqjen e shtetit.

“Nëse ai vërtetë mendon kështu, atëherë ai s’ka pse qëndron në postin e ministrit”.

“Ai nuk po flet për thëngjillin e Kosovës që po monopolizohet, nuk po flet për Trepçën as për manipulimet me njehësorë që po zhvatin xhepin e qytetarëve. Nëse të merr përgjegjësi ai po shfajësohet për mjerimin e krijuar”, tha Hyseni.

Ministri Stavileci para disa ditësh kishte thënë se nuk mendon që në shekullin XXl dikush që merr 300 euro pagë duhet të bëjë familje shtatë anëtarëshe, por t’i dijë kapacitetet, pasi që, kështu “merr në qafë” fëmijët. (lajmi.net)

YouTube player

10999758_10153091024635120_995113340_o

 

 

Aksioni i VV-së para MZhE-së, Foto & Video: Bujar Tërstena