Vetëvendojse në Lipjan përmes një komunikate ia numron keqëpërdorimet Komunës
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e saj vjetor në lidhje me pasqyrat financiare të Komunës së Lipjanit për vitin 2014. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm përmban të gjetura shqetësuese të cilat shfaqin papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e qeverisjes aktuale për të adresuar drejtë dhe ligjshëm të çështjeve që lidhen me menaxhimin e parasë publike, sikurse e konfirmon qasjen keqpërdoruese dhe keqmenaxhuese me pasurinë dhe financat publike të kësaj strukture qeverisëse në komunë e Lipjanit.

Lajme
Për më tepër, raporti i auditorit konfirmon ndjekjen e praktikave të njëjta me qeverisjen e kaluar, të cilën qytetarët e Lipjanit e ndëshkuan në zgjedhjet lokale të vitit 2013, duke kërkuar një qeverisje të përgjegjshme dhe të pakorruptuar. Ngjashëm si më parë, auditori ka evidentuar një sërë shkeljesh të ndryshme, në disa sektorë të rëndësishëm të cilat kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë interesin e përgjithshëm qytetarë. Sjellja me pasurinë dhe paranë publike në mënyrë abusive nuk mund të shmang pafundësisht ndëshkimin ligjor dhe politik për të gjithë ata që kanë qenë dhe janë përgjegjës për menaxhimin e mirë dhe të drejtë me paranë publike.
Raporti i Auditorit të përgjithshëm ka nxjerrë në pah një mal shkeljesh ligjore dhe menaxhim i dobët i parasë publike në komunën e Lipjanit. Lëvizja Vetëvendosje! në Lipjan ka shqyrtuar me kujdes këtë raport në të cilin konstatohet se nuk janë marrë aspak parasysh rekomandimet e Auditorit të Përgjithshem të vitit paraprak rreth shkeljeve dhe përmirësimin e menaxhimit të parasë publike në komunën e Lipjanit.
I paprecedent dhe tejet shqetësues mbetet theksimi i çështjes në Nenin 13 në Pasqyrën e ekzekutimit të buxhetit, ku hyrja dhe dalja e parasë së gatshme është nënvlerësuar për 136,310€. Për të cilin zyrtarët përgjegjës jo vetëm duhet të përgjigjen admnistrativisht, por edhe penalisht.
Së këndejmi në bazë të raportit të Auditorit të Përgjithshëm, Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Lipjan sjell një përmbledhje të shkeljeve si në vijim:
Llogaritë e PVF janë të llogaritura keq (të keqërdorura) dhe ka nje mospërputhje prej mbi 136,000€;
Rekomandimet e vitit të kaluar nga Zyra e Auditorit nuk janë konsideruar (një pjesë e madhe e tyre);
Komunës i mungon kontrolli i inkasimit – dhe mundësia për keqpërdorimeve është e madhe;
Dobësi të theksuara në fushën e përsonelit – p.sh ndërrimi i vendeve të punës jo në bazë të procedurave dhe ligjit të punës, si dhe pagesa e pushimit të lehonise edhe pas afatit ligjor për shkak të neglizhencës apo favorizimit të familjarëve dhe militantëve politik;
Dhënia e subvencioneve nga Kryetari i Komunes pa i aprovim paraprak nga Kuvendi siç kërkohet me ligj;
Rekomandimet nga Auditori i mbrendshëm nuk mirren në konsiderate fare;
Te mallrat dhe shërbimet, shërbimet komunale dhe Subvencionet/Transferet ka rritje të shpenzimeve në krahasim me vitin 2013 (gjë të cilën kishte premtuar të kundërten Kryetari)
Vonesa të theksuara në ekzekutimin e pagesave OE dhe ndërhyrja e shpeshtë e Zyres se Thesarit
Blerje të njëjta dhe me operatorë të njëjtë, janë aplikuar procedura të prokurimit disa herë gjatë vitit – (që i mundëson zyrtareve me vjedh më shumë se që kanë vjedhur deri tani);
Dobësite në prokurim – Te kontrata “Furnizim me material shkollor” në vlerë 89,060€ operatori ekonomik para nënshkrimit të kontratës nuk e kishte sjell vërtetimin që nuk ka borxhe ndaj ATK-së si dhe sigurinë e ekzekutimit të kontratës;
Kontrollë të dobëta të procesimi i pagave – dy anëtar të Kuvendit Komunal ishin paguar (njëri për tetë dhe tjetri për një muaj), edhe pse ata kishin dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Komunës për këtë periudhë;
Marrëveshjet për bashkëfinancim dhe pagesat tjera. Pagesat e bëra në avans sipas marrëveshjes së bashkëfinancimit, pa kërkesat për raporte transparente dhe në kohë mbi rezultatet dhe financat, rrit rrezikun që mjetet e shpenzuara nga komuna të mos arrin efektin e synuar;
Poashtu, adresimi i rekomandimeve nga viti i kaluar: Kryetari i Komunës duhet të sigurojë që kërkesa nga plani i hartimit të PVF 2014 për rishikimin e draft llogarisë nga menaxhmenti zbatohet me fokus të veçantë në fushat ku pasqyrat kishin mangësi. Deklarata e bërë nga ZKA dhe ZKF lidhur me saktësinë e PVF-ve nuk duhet të dorëzohet pa u siguruar se janë zbatuar të gjitha kontrollet relevante për PVF-të.
Këto janë disa nga shkeljet e qeverisjes se Imri Ahmetit në Komunen e Lipjanit të evidentuara nga Auditori i Përgjithshëm, për të cilat Levizja Vetëvendosje! po i informon qytetarët e Lipjanit dhe opinionin e gjerë. Për detaje rapotin e auditorit mund ta gjeni edhe në linkun e mëposhtëm.
http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_KLIP_2014_Shqip_655308.pdf
Lëvizja Vetëvendosje! Lipjan shprehet e shqetësuar dhe shumë e brengosur lidhur me gjetjet e raportit dhe mosadresimin e tyre dhe dëmin që po pësojn qytetarët e Lipjanit nga këto keqpërdorime.
Lëvizja Vetëvendosje!
Qendra në LIPJAN