Vetëvaret një person në Qendrën e Ndalimit në Suharekë- ishte i ndaluar për dhunë në familje

Një person raportohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij. I njëjti ndodhej në Qendrën e Ndalimit në Suharekë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe sulm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen. N.Kolloni është vetëvarur në qendrën e ndalimit, derisa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë…

Lajme

04/07/2025 10:15

Një person raportohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij.

I njëjti ndodhej në Qendrën e Ndalimit në Suharekë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe sulm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

N.Kolloni është vetëvarur në qendrën e ndalimit, derisa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende detaje për rastin.

Sipas informacioneve të para i njëjti ishte nga fshati Budakovë./Lajmi.net/