Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka me shokë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së e kundër Speciales
Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka, bashkë me shokë të tij i është bashkuar protestës së paralajmëruar në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Me simbole kombëtare dhe mbështetje të hapur për ish-krerët e UÇK-së, Kuka shihet bashkë me veteranë të tjerë në sheshin e…

Lajme
Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka, bashkë me shokë të tij i është bashkuar protestës së paralajmëruar në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Me simbole kombëtare dhe mbështetje të hapur për ish-krerët e UÇK-së, Kuka shihet bashkë me veteranë të tjerë në sheshin e Prishtinës, raporton lajmi.net.
Protesta që pritet të mbahet në orën 17:00 në Prishtinë, është organizuar nga OVL e UÇK-së dhe ka marrë përkrahje të gjerë nga qytetarë brenda dhe jashtë vendit./Lajmi.net/