Veterani i UÇK-së e hedh shtëpinë në pazar, synon emigrimin

Kur ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998, 18 vjeçari i atëhershëm Faik Zogaj, nuk e kishte imagjinuar se do të vijë koha që vendin për të cilin luftoi për ta çliruar, do të kërkonte ta lëshonte në mënyrë vullnetare.

Lajme

06/02/2015 08:04

Ja ku është tani ai, 16 vjet më vonë.

Shtëpia e tij bashkë me truallin prej 30 ari është në pazar me një çmim shumë të ulët, shkruan kallxo.com.

E paratë që ai pret t’i marrë nga një blerës potencial e kanë një destinacion: financimin e rrugës së ikjes nga Kosova për të, gruan dhe gjashtë fëmijët.

“Kështu kam ardhur në përfundim me shit këtu me ka krejt, qit shtëpinë një katëshe, brenda është e rregulluar me ka krejt, për 15 000 euro e jap veç me dal”, thotë Zogaj.

Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë migrimit, nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë duke shfrytëzuar rrugë ilegale në kërkim të një jete më të mirë.