Veterani i revoltuar para Kuvendit: Pa u çliru krerët e UÇK-së ky popull s’ka festë, Albulena Haxhiu po do me u ulë në karrige të Kadri Veselit
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku është shprehur i revoltuar para Kuvendit të Kosovës. Ai fillimisht vendosi një fotografi të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Derisa po e vendoste, tek dera erdhi deputeti Nait Hasani që i kërkoi t’ia lironte rrugën që të hynte në Kuvend. “Duhet me u ndal me respektu, jo…

Lajme
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku është shprehur i revoltuar para Kuvendit të Kosovës.
Ai fillimisht vendosi një fotografi të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Derisa po e vendoste, tek dera erdhi deputeti Nait Hasani që i kërkoi t’ia lironte rrugën që të hynte në Kuvend.
“Duhet me u ndal me respektu, jo t’lutem, edhe me mbrojt UÇK-në.”, tha fillimisht Pllashniku.
Pastaj, ai iu drejtua mediave duke kritikuar edhe Albulena Haxhiu, pasi sipas tij, ajo po do t’ia zë karrigen ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
“Përjashtim disa që janë shumë të mirë këtu, që kanë dhënë edhe familje edhe tonat, ata janë shumë të mirë të shkëlqyeshëm, të tjerët nuk e meritojnë. Pa u çliru këta (ish-krerët e UÇK-së në Hagë), nuk ka festë, ky popull nuk ka festë. Duhet me u liru këta nga burgu, tani ka festë. Unë s’di se si hinë këta këtu në Parlament. Ajo(Albulena Haxhiu) po do me ia zë vendin Kadri Veselit, i thojke Kadri Veselit kriminel, e tash po do me u ulë në karrigë të tij. Qysh, që 50-60 herë që janë duke tentu, e tash po ulet në karrigë të Kadri Veselit. Kjo nuk është në rregullë”, tha ai./lajmi.net/