Veterani i del kundër Nasim Haradinajt: Delawie s’është palaço, por miku më i mirë i Kosovës
Arben Geci, veteran i UÇK-së dhe avokat, nuk po pajtohet me Nasim Haradinajn, që po e quan ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie, palaço.

Lajme
Geci, që dikur e ka pasur bashkëluftëtar Haradinajn, i ka reaguar duke thënë se është fyerje për veteranët dhe e palogjikshme që të fyhet një ambasador i një shteti që ka mundësuar lirin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Fyerja ndaj Ambasadorit Amerikan (duke e quajtur palaço) nga nje veteran tjeter i palogjikshem eshte fyerje edhe per ne veteranet qe jemi mirënjohes gjatë gjithë jetes, brez pas brezi, Shteteve te Bashkuara te Amerikës, qe na mundësuan qe ne te jemi shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj, ambasadori i nderuar amerikan mund t’i duket palaço vetem ketij far veterani, ndersa per mua dhe shumicen e veteranëve tjerë, SHBA-të bashkë me ambasadorin e nderuar Greg Delaëie janë miqtë më mirë që ndonjëherë ka pasur populli shqiptar”, ka shkruar Geci në letrën e tij në Facebook.