Veteranët i bien pishman: Lirojnë Kuvendin, organizojnë protestë
Kreu i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, sot gjatë ditës tha se do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvendin e Kosovës bashkë me 40 pjesëtarë të tjerë të OVL-UÇK’së duke kundërshtuar kështu Ligjin për Gjykatën Speciale.

Lajme
Por siç duket pjesëtarët e OVL’së i kanë rënë pishman dhe janë tërhequr nga Kuvendi. Në njoftimin dërguar mediave, drejtuesit e kësaj organizate kanë bërë të ditur se të hënën do të organizohet protestë në sheshin e Prishtinë prej orës 9:00.
Njoftimi i plotë:
Siç jeni në dijeni, Ne drejtuesit e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, sot kemi hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe kemi kërkuar që të jetë në rend dite shqyrtimi i ligjit për gjykatën speciale, të cilën më herët e kemi kundërshtuar për shkak se është e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën.
Pas bllokimit tonë dhe thirrjes që ua bëmë deputetëve që ishin në sallë por edhe atyre që e kishin bojkotuar, që ta fusin në rend dite këtë pikë, ata lëshuan sallën. Për ne, seancat e Kuvendit të Kosovës nuk kanë kuptim që të mbahen, pa u shqyrtuar kjo çështje me prioritet. Seancën e thirrur për të hënën, do të vazhdojmë që ta kundërshtojmë, në qoftëse nuk do të jetë në rend dite kjo pikë.
Me këtë rast, ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të pozitës dhe opozitës, që ta marrin seriozisht këtë kërkesë tonën. Ftojmë Veteranët e Luftës së UÇK-së, që të na bashkangjiten me protestë para Kuvendit të Kosovës, të hënën me 6 mars 2017 prej orës 9:oo.