Veteranët e UÇK-së do të protestojnë për mos publikimin e listave
Protestat e veteranëve janë të pashmangshme. Një e tillë së shpejti do të mbahet si shenjë pakënaqësie për mos publikim të listave të veteranëve nga ana e komisionit qeveritar për verifikimin e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.
