Vetëplagoset me pushkë gjuetie, vdes në rrethana tragjike një person në Vushtrri

Një person në Vushtrri ka ndërruar jetë pas plagëve që ka marrë nga një pushkë e gjuetisë.

Lajme

15/09/2021 08:42

Sipas policisë, dyshimet e para janë për vetëplagosje.

“Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë.

Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion. /Lajmi.net/