Vetëm tre pikë larg vendit të parë, Arsenali “dridhet” nga presioni i Manchester Cityt

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore në “Etihad” në javën e 31-të në Premier League, pasi mposhti 3 me 1 Leicester Cityn. Ekipi i Pep Guardiolas tregoi qysh në pjesën e parë që tre pikët i ka të siguruara. Në minutën e 5’të, John Stones shënoi një gol të bukur me vollej për t’i…

Sport

15/04/2023 20:22

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore në “Etihad” në javën e 31-të në Premier League, pasi mposhti 3 me 1 Leicester Cityn.

Ekipi i Pep Guardiolas tregoi qysh në pjesën e parë që tre pikët i ka të siguruara. Në minutën e 5’të, John Stones shënoi një gol të bukur me vollej për t’i dhënë epërsinë klubit nga Mançesteri, shkruan Lajmi.net

Golin e dytë në minutën e 13’të e shënoi sulmuesi Erling Haaland. Nuk vonoi shumë, Haaland shënoi golin e tij të dytë personal dhe shkoi në kuotën e 32 golave në Premier League këtë sezon.

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire realizoi një gol për rezultatin përfundimtar, 3 me 1. Golin e shënoi ish-sulmuesi citizen, Iheanacho.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 70 pikëve, vetëm tri më pak se lideri, Arsenali (70). Kurse Leicesteri mbetët me 25 pikë në vendin e parafundit./Lajmi.net/