Vetëm në 24 orët e fundit, Kosova ka blerë mbi 450 mijë euro rrymë

E diel shumë e shtrenjtë për Kosovën ka rezultuar kjo e fundit. Shpenzime shumë të larta për blerjen e energjisë elektrike janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas disa të dhënave, 458 mijë e 634 euro i kanë kushtuar Kosovës për të blerë rrymë për datën 12 prill, shkruan lajmi.net. Gjatë pesë ditëve të…

Lajme

13/04/2026 13:31

E diel shumë e shtrenjtë për Kosovën ka rezultuar kjo e fundit. Shpenzime shumë të larta për blerjen e energjisë elektrike janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas disa të dhënave, 458 mijë e 634 euro i kanë kushtuar Kosovës për të blerë rrymë për datën 12 prill, shkruan lajmi.net.

Gjatë pesë ditëve të fundit, Kosova ka tejkaluar shifrën 3 milionë për blerje të rrymës.

Menaxhimi i sektorit të energjisë elektrike në vend vazhdon të mbetet sfidë dhe një nga sektorët më të kushtueshme për shtetin.

Për menaxhimin e këtij sektori në vazhdimësi vinë kritika nga opozita për Qeverinë, por që kjo nuk po sjell ndonjë ndikim. Qeveria e Kosovës po vazhdon të blejë rrymë për nevojat e qytetarëve në masë të madhe./Lajmi.net/