Vetëm Kosova pritet pa flamur në Bashkimin Evropian
Shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini sot po prêt në një darkë jozyrtare të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Lajme
Ajo para kësaj darke ka pritur në takime të ndara secilin kryeministër veç e veç.
E në disa fotografi të publikuar nga zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq shihet se Kosova nuk është trajtuar njejtë si shtetet e tjera, shkruan lajmi.net
Në shtrëngimin e duarve ndërmjet Haradinajt dhe Mogherinit mungon flamuri i Kosovës, çka te kryeministrat tjerë nuk ndodhë një gjë e tillë.
Secili kryeministër i vendeve tjera, shihet se e ka pranë vetes edhe flamurin e shtetit që drejton.
Kjo pranë flamurit të BE-së, i cili shoqëron secilën fotografi.
Ndryshe Haradinaj në facebook ka bërë të ditur se me Mogherinin ka pasur bisedë miqësore.
“Kosova do ta marrë atë që meriton”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/