Vetëm edhe tri vendvotime pa numëruar, Ferit Idrizi shpall fitoren në Vushtrri

Ferit Idrizi i PDK-së, ka shpallur fitoren në Komunën e Vushtrrisë. Ai ka thënë se fitorja e sotme, është e gjitha meritë e qytetarëve që ka besuar në vizionin e tyre, shkruan lajmi.net. “Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm e demokratik, andaj ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për secilën votë, fjalë e mesazh.…

Lajme

09/11/2025 20:35

Ferit Idrizi i PDK-së, ka shpallur fitoren në Komunën e Vushtrrisë.

Ai ka thënë se fitorja e sotme, është e gjitha meritë e qytetarëve që ka besuar në vizionin e tyre, shkruan lajmi.net.

“Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm e demokratik, andaj ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për secilën votë, fjalë e mesazh. Do të vazhdoj të jem kryetari i të gjithë qytetarëve, pa dallim. E këtë mandat, projekte të mëdha na presin. Shihemi sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, ta festojmë bashkë këtë fitore tonën”, ka thënë Idrizi.

Deri tani, KQZ ka publikuar rezultatet e numërimit të 94 nga gjithsej 97 vendvotime, ku i pari është Ferit Idrizi me 54,37% të votave, ndërsa Sylejman Meholli i dyti me 45,63% të votave. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: