Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Vetëm dje, 4 raste të raportuara të dhunës në familje

11:53 | 13 Qershor 2020

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se vetëm dje, me 12-të Qershor, në departamentet e saja anembanë Kosovës, ka pranuar katër raste të raportimeve të dhunës familjare.

Në të gjitha rastet, dhunuesi është bashkëshorti.

Rastet e dhunës në familje janë shënuar në fshatin Gllogoc, një tjetër në Komunën e Pejës, një në Gjakovë dhe një në Mitrovicë.

Të dyshuarit janë në mbajtje nga Policia e Kosovës, ndërsa në rastin e Mitrovicës, gruaja e cila ka marrë lëndime të lehta trupore, është dërguar në strehimore.

Kohëve të fundit e sidomos gjatë pandemisë ka pasur rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje.

Viktimë e dhunës në familje në rastet më të shpeshta janë gratë dhe fëmijët dhe nga ekspertët kjo rritje e numrit po shihet si shumë brengosëse. /Lajmi.net/